Ekipi i Femrave të Vllaznisë në Futboll luan sot ndjeshjen e Champions League në Paris me një sponsor të ri në fanellë. Për herë të parë ekipi i Vllaznisë do të ketë mbështetjen e kompanisë botërore ROKiT Group. Disa orë para ndeshjes, presidenti i ekipit të futbollit të vajzave shkodrane, ka firmosur marrëveshjen e sponsorizimit me përfaqësuesit e ROKiT Albania.

Kjo marrëveshje sponsorizimi e vendos ekipin e Vllaznisë mes ekipeve më të mëdha në botë që përfaqësohen në një kompeticion ndërkombëtar me mbështetjen e një kompanie globale siç është ROKiT.

ROKiT Group of Companies është themeluar nga Miliarderi Amerikan John Paul DeJoria dhe manjati britanik Jonathan Kendrick. John Paul DeJoria është një miliarder amerikan, themelues i “John Paul Michel”, “Patron Tequila” dhe shumë bizneseve inovative. Pasuria e tij aktuale është më shumë se 4 miliardë dollarë. Jonathan Kendrick është bashkëthemelues dhe Kryetar i Grupit të Kompanive ROKiT, me fokus të veçantë në idetë dhe bizneset inovative!

I shtrirë së fundimi në Shqipëri, ROKiT sjell në Shqipëri një teknologji inovatore të internetit Wi-Fi për ambiente të jashtme. Projekti do të përfshijë ofrimin e shërbimeve të internetit në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Malin e Zi. Si pikënisja e tij është Tirana dhe veçanërisht studentët, të cilët tashmë mund të përfitojnë internet të shpejtë me çmime të lira. Qyteti i dytë në Shqipëri ku do të shtrihet projekti është pikërisht Shkodra.

ROKiT Albania, përveç ofrimit të rrjetit Wi-Fi, është angazhuar të bashkëpunojë dhe të ndihmojë vajzat e suksesshme të K.F.F Vllaznia, përveç se financiarisht edhe në rritjen e imazhit dhe promovimit të emrit në arenën ndërkombëtare sportive.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi mes Vllazninë, vjen pas sponsorizimeve elitare që ROKiT ka pasur pasur në botë, si në Formula 1, Formula 4, BMË Motorrad, Handboll, apo edhe sportistë individualë. Mes sportistëve të mbështetur nga ROKiT është Ronnie O’Sullivan, kampioni legjendar i Snooker. Shpresojmë që mbështetja e ROKiT t’i sjellë edhe Vllaznisë po aq fat sa sporteve të tera ku është përfshirë kjo markë globale.