Ministrja e Arsimit Besa Shahni ka deklaruar se vendimi për nisjen e kampionatit të futbollit do të merret në datë 11 Maj.

Ajo se kjo datë përkon me dy javë nga 27-prilli, kur edhe u bë lehtësimi më i dukshëm i masave duke lejuar hapjen e disa bizneseve.

“Unë do doja të rifillonte futbollit por duhet të kemi durim. Me 11 Maj bëhen dy javë nga hapja e 27 prillit.

Ky dy javësh do tregojë nëse janë rritur numrat për të parë se si do të veprohet. Në varësi do të vendoset nëse sporti do të lejohet të fillojë. Pas kësaj do i japim përgjigje kësaj pyetjeje”, tha Shahini./abcnews