Pas largimit nga Vllaznia Ernest Gjoka për momentin nuk ka gjetur ende një skuadër tjetër për të drejtuar. Ndonëse flitet për uljen e tij në pankinën e Kamzës apo të ndonjë ekipi tjetër, kjo deri tani nuk ka ndodhur.

Për këtë arsye, sa herë që është pushim, ai nuk ngurron të shfaqet nëpër televizione në rolin e analistit.

Kështu ka vepruar edhe sot por këtë herë jo në ekranin e tij të zakonshëm- Supersport, por diku tjetër.

Ai ka qenë i ftuar në Telesport për të biseduar rreth Botërorit që po zhvillohet në Rusi.

Pavarësisht kësaj, dështimi me Vllazninë duke mos arritur të realizojë objektivin duket se ka lënë ende pasoja tek ai.
www.shkodrasport.com