Ndryshime pozitive te Akademia Vllaznia. Ne sezonin e ri sportiv, ajo qe vihet re eshte shtimi i numrit te ekipeve te saj. Drejtuesit kane hedhur idene qe te rrisin numrin e tyre dhe ekipi i pare qe rregjistrohet ne kampionat eshte ai i 14 vjeçareve.
Ka qene inisiativa e kordinatorit te Akademise Astrit Prençi qe eshte njekohesisht edhe trajner tashme i ketij ekipi, i cili ne nje kohe rekord ka arritur te grumbulloje nje numer te konsiderueshem femijesh duke ndertuar kete ekip.
Ai do te marre pjese ne kampionatin e Liges Amatore ne Zonen e Shkodres per grupmoshen U15 ndonese te gjithe pjestaret e tij jane te nje datelindje me te vogel.
Nderkohe drejtuesit e klubit e kane plotesuar kete ekip me bazen e duhur materiale dhe tashme ai eshte gati per te marre pjese ne kampionat.
Synimi i drejtuesve eshte qe ky ekip te jete pastaj i gatsher per sezonin tjeter tek ekipi U15 qe merr pjese ne Kategorine Superiore.
E njejta gje po synohet edhe per krijimin e ekipit U16 por qe ende nuk ka perfunduar se ndertuar. Megjithate deri me tani fakt eshte qe tek Akademia Vllaznia ekziston edhe ekipi U14 qe drejtohet nga trajnerit Astrit Prençi e Gjengiz Bandula./SHKODRA-SPORT.COM/