Sa i takon pikëve të grumbulluara pas 7 javësh kampionat, Vllaznia me 9 të tilla ndodhet për momentin në vendin e katërt të renditjes. Një ecuri që ndoshta nuk u shkon për shtat pretendimeve të shkodranëve, por ky është realiteti.

Por nëse gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet në fushë, një arsye është edhe nervozismi që ka shoqëruar futbollistët dhe stafin teknik në lidhje me arbitrimin apo gjëra të tilla, të cilat janë shoqëruar edhe me marrjen e shumë kartonave.

Duhet thënë se Vllaznia për numrin e tyre, aktualisht zë vendin e parë në renditje. Ajo ka marrë 21 kartona të verdhë në 7 ndeshje, pra me një mesatare prej 3 kartonash për ndeshje. Pas saj është Kastrioti me 19 kartona të verdhë, Dinamo e Teuta me nga 18 e kështu me rradhë.

“Rekordin” e kartonave te Vllaznia e sivjetme e ka kapiteni Gurishta që ka marrë 4 të tillë. Më pas vijnë Krymi, Jonuzi, Latifi, Çoba, Adili e Da Silva me nga dy secili, ndërsa janë ndëshkuar edhe Caina, Gjurgjevikj, Aralica, Diagne, Heriç, por edhe trajneri Brdariç.

Ndërkohë sa i takon kartonave të kuq, ekipi shkodran ka marrë 2 të tillë (pikërisht ai i Adilit në ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe Mustedanagiç në ndeshjen ndaj Kukësit./SHKODRA-SPORT.COM/