Rocco Vata është shfaqur protagonist më përfaqësuesen e Irlandës U-21. Irlandezët fituan me rezultatin 7-0 në transfertë përballë San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025.

Talenti shqiptar me origjinë nga Shkodra që aktivizohet me Irlandën shënoi golin e katërt, të pestë dhe të shtatë për të tijët.

Në fillim e gjeti golin në minutën e 62’ dhe 2 minuta më pas plotësoi dopietën personale. Për tripletën Vata mendoi në minutën e 92′.

Me këto dy gola, djali i Rudi Vatës ndihmon Irlandën që të shkojë në kuotën e 13 pikëve në Grupin A, 1 më pak se Italia kryesuese./newsport/