Sëlltiku mposhti Rejxhersin në derbin e përjetshëm me rezultatin 3-2, duke hedhur hapa të sigurt drejt titullit kampion
Dopieta e Furuhashit dhe goli i Zhotës, i siguruar 3 pikët e radhës Sëlltikut, ndërkohë që për Rejxhers, realizoi dopietë Tavernier.
Vlen të theksohet fakti se në këtë duel në stol ndodhej dhe talenti Roko Vata, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke përjetuar emocione fantastike.
Me fitoren e sotme, Sëlltiku shkoi në kuotën e 88 pikëve në krye të tabelës, me një diferencë prej 12 pikësh nga Rangers.
17-vjeçari Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, nuk pati shansin për të prekur fushën e blertë, teksa shpreson ta bëjë këtë gjë në ndeshjet e tjera.