Kane mbetur edhe 10 dite deri tek ndeshja e shumepritur e Liges se Kampioneve te Europes dhe ne kampin shkodran mezi e presin ate. Ekipi ka kohe qe stervitet dhe kuptohet qe tashme ka mbetur vetem finalizimi dhe konkretizimi me sukses i punes se bere.
Ekipi shkodran ka qene me fat ne shortin e hedhur dy muaj me pare, sepse e vendosi ate ne te vetmin grup me 3 skuadra nga 11 grupet e caktuara nga UEFA. Po ashtu ishte me fat edhe per kalimin direkt ne finalen e ketij grupi duke pritur kesisoj fituesen e çiftit Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki), per t’u ndeshur me te.
UEFA ka caktuar daten dhe oren se ku do te luhet kjo ndeshje, pikerisht me 21 gusht ne ora 18.00. Po ashtu eshte caktuar tashme edhe stadiumi se ku do te luhet kjo perballje e cila do te percaktoje edhe fituesen e saj, ate qe kualifikohet ne 32 skuadrat me te mira te Europes.
Ndeshja ne fjale do te zhvillohet ne stadiumin “Pod Malim brdom” te Petrovac ne Mal te Zi dhe si rrjedhoje nisur edhe nga distanca jo shume e larget me Shkodren, pritet qe te pranishem ne stadium te kete edhe tifoze te Vllaznise per te mbeshtetur vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka.
Vllaznia eshte kualifikuar edhe dy here te tjera ne 32 skuadrat me te mira te Europes dhe do ta synoje kete gje edhe per here te trete. Pikerisht per kete arsye, presidenti Lazer Matija ka bere edhe disa goditje ne merkato duke e forcuar skuadren ne çdo repart./SHKODRA-SPORT.COM/