Vllaznia ne basketboll per te rinj ka marre sot fitoren e pare ne kampionat. Pas humbjes javen e kaluar ndaj “Marsi Basket” me 10 pike diference, sot ekipi shkodran ka marre tjeter rezultat.
Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Vllaznia ka fituar ndaj “Goga Basket” me rezultatin 103-69. Ka qene nje fitore me shume merite ndaj nje ekipi i cli ne perberje e tij ka basketbolliste edhe nga Shkodra, Lezha, Permeti etj.
Por shkodranet treguan se jane me lart dhe e merituan fitoren. Duhet thene se Vllaznia U18 sivjet drejtohet serish nga trajneri i mirenjohur Roland Koka. Pas nje viti shkeputje, drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia i kane kerkuar te riktehet serish ne krye te ekipit pas largimit te trajnerit Fatjon Halluni.
Ne fakt, trajneri Koka nuk ka patur kohen e mjaftueshme ne dispozicion per ta pergatitur si duhet ekipin, megjithate brenda pak ditesh ia ka dale ta ndertoje ate si duhet.
Kuptohet qe do t’i duhet ende kohe per te shkuar aty ku duhet, megjithate fitorja e sotme ndaj “Goga Basket” eshte nje tregues se nga ndeshja ne ndeshje, Vllaznia U18 do te vije duke e rritur performancen e tij./SHKODRA-SPORT.COM/