Vllaznia do te luaje neser nje ndeshje shume te rendesishme, pikerisht ate ndaj Egnatias qe do te startoje ne oren 13.45 ne stadiumin “Arena Egnatia” te Rrogozhines.

Themi e rendesishme sepse kuqeblute vijne pas dy humbjeve rradhazi ne kampionat dhe per kete arsye, me shume se kurre kane nevoje per nje rezultat pozitiv kete here per te vijuar rrugen e tyre te pretendimeve.

Mesohet se nje lajm i mire ne kete pragndeshje eshte rikthimi nga demtimi i futbollisteve Latifi, Jonuzi dhe Diagne. Por nga ana tjeter nuk ia ka dale te rikuperohet sulmuesi Djurdjevic.

Pavaresisht perpjekjeve te stafit mjekesor, ai nuk ia ka dale te behet gati per kete sfide duke e humbur tashme ate, por kjo nuk perben ndonje problem per stafin teknik sepse ka alternativa te mjaftueshme ne repartin e sulmit.

Sakaq, rikthehet nga skualifikimi per arsye kartonash edhe kapiteni Gurishta dhe si rrjedhoje edhe ai do te jete neser gati per te luajtur ndaj Egnatias.

Ne kete menyre nuk ka asnje justifikim per fitoren e neserme ndaj ketij kundershtari dhe Vllaznia duhet te kthehet me tre pike nga Rrogozhina./SHKODRA-SPORT.COM/