Ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise Roland Luçi eshte kenaqur padyshim nga fitorja dhe kualifikimi i mbremshem i kuqebluve ne perballjen me Shiroki Brijeg.

Permes nje statusi te postuar ne rrjetet sociale, ai natyrisht qe nuk mund te mos kritikoje sjelljen e disa tifozeve kuqeblu qe per pak sa nuk i prishen festen Vllaznise.

Por nga ana tjeter, ish- sulmuesi i njohur, vlereson lojen e bukur te kesaj skuadre, qe ai bashke me nje tjeter futbollist te njohur te Vllaznise, Luan Vukatanen, i jane gezuar dhe kane festuar gjate per ate sukses.

“Disa huligane, nen masken e “tifozave te çmendur” (te çmendur mund te jene vertet!), rrezikuan ti prishin festen e kualifikimit Vllaznise. Nje kualifikim i merituar, aq bindshem sa kisha kohe pa e pare nje Vllazni te tille ne fushe.

Minutat e fundit te ndeshjes ne Tv i ndoqa duke pasur ne lidhje telefonike Luan Vukatanen nga Teksasi i larget, bashke me te cilin uruam njeri-tjetrin dhe ekipin tone per fitoren e bukur! Urime dhe suksese ne turin e ardhshem!”- shkruan Luçi ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/