HomeFUTBOLLRoland Luçi: Pse Andi Lila apo ndonjë i Federatës e përcakton kush...

Roland Luçi: Pse Andi Lila apo ndonjë i Federatës e përcakton kush është yll e kush satelit?

Pas Rudi Vates, Sokol Kushtes, Agustin Koles, Altin Haxhit, nje tjeter ish- futbollist i kombetares, pikerisht Roland Luçi eshte shprehur kritik mbi menyren e perzgjedhjes se lojtareve per ndeshjen e bamiresise. Permes nje statusi ne rrjetet sociale, ai eshte shprehur:

“Per aktivitetin bamires te neserm qe uroj te shkoje sa me suksesshem, nuk e kam pare listen e yjeve te Kombetares shqiptare, sigurisht yjeve te matur me kandarin e Sindikates se futbollisteve qe del hapur si dordolec i Federates ne kete rast, por pashe disa reaksione mbasi mora vesh se shume kishin mbetur “mbrapa listes”, dhe per pasoje kane lindur diskutime.

Po aq e veshtire ishte tu dergohej atyre qe mendohen te aktivizohen ftesa reale, kurse gjithe te tjereve per kortezi nga nje ftese fiktive? Pse kandari i Andi Liles apo ndonje miopi tjeter qe merr rrogen ne Federate eshte ai qe percakton kush eshte yll e kush satelit?

E me ftesa per te gjithe, duke filluar me Bizin e madh, paçka se s’ka asnje shans qe te luaj, bile as ta shikoj aktivitetin, por mund te pershendeste nga tribuna se do te ndihej pjese e tij, e keshtu s’do te kishte as diskutime, supozime e mallkime.

Nejse une ne fakt e kisha tjeter kund. Shikoni, ylli me i madh mungonte dhe askush nuk e permend, ylli pa te cilin do e shihnim Europianin ne enderr.

Ismail Morina, Ballisti i famshem i tre pikshit serb dhe dronit te Beogradit ishte ai qe na dergoi ne Europian dhe ai duhej te ishte simbolikisht aty, ne krye te sofres”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments