Pas Rudi Vates, Sokol Kushtes, Agustin Koles, Altin Haxhit, nje tjeter ish- futbollist i kombetares, pikerisht Roland Luçi eshte shprehur kritik mbi menyren e perzgjedhjes se lojtareve per ndeshjen e bamiresise. Permes nje statusi ne rrjetet sociale, ai eshte shprehur:

“Per aktivitetin bamires te neserm qe uroj te shkoje sa me suksesshem, nuk e kam pare listen e yjeve te Kombetares shqiptare, sigurisht yjeve te matur me kandarin e Sindikates se futbollisteve qe del hapur si dordolec i Federates ne kete rast, por pashe disa reaksione mbasi mora vesh se shume kishin mbetur “mbrapa listes”, dhe per pasoje kane lindur diskutime.

Po aq e veshtire ishte tu dergohej atyre qe mendohen te aktivizohen ftesa reale, kurse gjithe te tjereve per kortezi nga nje ftese fiktive? Pse kandari i Andi Liles apo ndonje miopi tjeter qe merr rrogen ne Federate eshte ai qe percakton kush eshte yll e kush satelit?

E me ftesa per te gjithe, duke filluar me Bizin e madh, paçka se s’ka asnje shans qe te luaj, bile as ta shikoj aktivitetin, por mund te pershendeste nga tribuna se do te ndihej pjese e tij, e keshtu s’do te kishte as diskutime, supozime e mallkime.

Nejse une ne fakt e kisha tjeter kund. Shikoni, ylli me i madh mungonte dhe askush nuk e permend, ylli pa te cilin do e shihnim Europianin ne enderr.

Ismail Morina, Ballisti i famshem i tre pikshit serb dhe dronit te Beogradit ishte ai qe na dergoi ne Europian dhe ai duhej te ishte simbolikisht aty, ne krye te sofres”.