Festa nuk ka zgjatur shumë. Romela Begaj, në kampionatin botëror të zhvilluar në SHBA, mori dy medalje, ari dhe argjendi, duke u shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes dhe në dygarëssh u rendit e dyta në peshën 69 kg.Të gjithë e festuan arritjen e peshëngritjes shqiptare, por tani vjen lajmi i keq: Begaj ka rezultuar me doping dhe në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes ka mbërritur njoftimi.Një gjë e tillë është bërë e ditur nga portali eduasportin.com.

Sipas tij,për Begajn është rast i përsëritur, pasi edhe në dhjetor të vitit 2014 Federata Botërore e Peshëngritjes njoftoi se Begaj kishte rezultuar pozitive në testet anti-doping pas kampionatit Botëror në Kazakistan. Mbetet për t’u parë nëse do kërkohet të bëhet edhe testi B anti-doping. Dënimi për Begajn është në “derë”.