Prokuroria braziliane ka konfiskuar tre automjetet në pronësi të familjes së ish-futbollstit të Barclonës, Milan dhe Brazilit, të famshmit Ronaldinho dhe vëllait të tij, Roberto de Assis. Lajmi është njoftuar nga “Globo Esporte”. Referuar gazetës së mirëinformuar, brazilianit i janë sekuestruar dy makina të tipit BMW dhe një Mercedes-Benz.

Qëllimi i prokurorisë është shlyerja e pagesës së një gjobe që tashmë mbart edhe kamat vonesat, që është vënë në dëm të ish-futbollistit Brazilian dhe nuk u pagua kurrë prej tij.

Faktet janë regjistruar në vitin 2015, kur Ronaldinho dhe vëllai i tij u gjobitën për një ndërtim pa leje në Porto Alegre, shuma e të cilës tashmë është rritur ndjeshëm për shkak të kamatvonesave.

Tashmë detyrimi i Ronaldonhos arrin shumën e rreth 2 milionë euro. Në 2015 Ronaldinho dhe vëllai i tij ndërtuan një magazinë dhe një platform peshkimi në një vend të ndaluar, duke u gjobitur për ndërtim pa leje dhe dëm mjedisor.

Pavarësisht sanksioneve, Ronaldinho nuk ka paguar gjobën, prandaj gjykata ka vendosur vijimin e sukuestrimit të pasaportës së tij./telesport/