Cristiano Ronaldo beson se Manchester City ka një ‘mundësi të mirë’ për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, por ka emëruar edhe dy ekipe tjera si pretendente për të fituar trofeun më të madh për klube në Evropë.

38-vjeçari, pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ishte duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Globe Soccer Awards, kur i tha këto fjalë.

Ylli portugez iu përgjigj një sërë pyetjesh në skenë, ku mes të tjerash nuk harroi për t’ua rikujtuar të gjithëve se ai ishte golashënuesi më i mirë në botë vitin e kaluar.Më pas, ai u pyet edhe për kalimin e tij në Arabi tek Al-Nassr, transferim ky që kishte shokuar gjithë komunitetin sportiv.

“Unë besoj se ata do të jenë në top tre ose katër në botë. Hap pas hapi, unë mendoj se ne do ta arrijmë atë. Niveli tani? Të jem i sinqertë, unë mendoj se Liga Saudite nuk është më e dobët se sa liga e Francës”, vazhdoi ai.Ronaldo gjithashtu u pyet se kush mendon se janë ekipet që janë favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ai tha se Manchester City ka një mundësi të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve përsëri, para se të emërojë Real Madridin dhe Bayern Munichun si favorit pas klubit anglez.

“Unë mendoj se Manchester City ka një mundësi të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve përsëri këtë sezon. Shpresoj që jo, por mendoj se kanë një një mundësi”, përfundoi Ronaldo./Telegrafi/