Skuadra e Veronës ka zhvilluar sot ndeshjen e parë sezonale në fazën përgatitore që po zhvillon para pjesëmarrjes në Serinë A. Një sfidë e lehtë ndaj amatorëve të US Primero, që ka shërbyer për të parë se si po bënte progres skuadra në aspektin fizik dhe sa mirëkuptohen lojtarët, përfshirë edhe blerjet e reja ku spikat ajo e Amir Rrahmanit.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ishte titullar në këtë sfidë të cilën ekipi i Veronës e fitoi lehtësisht me shifrat 12-0. Rrahmani ishte në qendër të mbrojtjes në një duel ku në fakt nuk u vu shumë në vështirësi duke llogaritur nivelin e kundërshtarëve që ishin përballë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, kishte vend në fushë edhe për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare Marash Kumbulla, i cili pritet që së shpejti të bëhet pjesë edhe e Kombëtares A. Shkodrani Kumbulla arriti edhe të gjente rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, të cilën Verona e fitoi lehtësisht.

Kumbullar konsiderohet nje lojtar me shume perspektive dhe drejtuesit e Verones e kane si prioritet aktivizimin e tij me ekipin e pare. Per kete arsye, paraqitja e tij e mire ne minutat qe luajti sot por edhe goli qe shenoi, jane “bonuse” per te.