Rasti i saj është i rrallë ndoshta për sportin shqiptar të viteve të fundit. Vetëm 15 vjeçe është grumbulluar me ekipin kombëtar të të rriturave të Shqipërisë dhe ka dhënë kontributin e saj për të. Muajin e ardhshëm ajo mbush 17 vjeçe dhe duket se ka shumë vite në këtë sport.

E kemi fjalën për volejbollisten e Vllaznisë e cila prej dy vitesh luan me ekipin e të rejave por edhe të të rriturave të këtij klubi, e po ashtu edhe me kombëtaren shqiptare. Stafet teknik të këtyre ekipeve padyshim që kanë parë diçka të veçantë tek kjo sportiste dhe prandaj kanë besuar tek ajo.

Izabela ka pranuar me kënaqësi të rrëfehet për “Shkodra Sport” në lidhje me karrierën e saj të deritanishme, duke e nisur bisedën e saj që me finalet e kampionatit të të rejave ku ajo dhe Vllaznia të dielën në Korçë shpresojnë të shpallen kampione të Shqipërisë. Ja intervista e plotë e saj:

– Izabela, do shpallet Vllaznia e të rejave kampione te dielen?

– Shpresojme qe po. Duke pare edhe rezultatet e te gjitha ndeshjeve dhe veçanerisht te ndeshjes së javes te kaluar ne Shkoder me rezultatin 3-0, mendoj qe te dielen Vllaznia do te marre titullin kampion.

– Ju luani edhe me te rriturat, eshte privilegj te veshesh fanellen e Vllaznise?

– Eshte nje privilegj i madh per mua. Te qenurit pjese e ekipit te te rriturava sjell shume eksperience gje e cila eshte shume e rendesishme per mua si lojtare.

– Pse keni zgjedhur volejbollin?

– Volejbolli eshte pasion per mua. Qe e vogel une kam qene shume e interesuar per te lujtur volejboll. Ndërsa tani volejbolli eshte bere nje pjese e rendesishme dhe e pandashme e jetes time.

– Jeni grumbulluar vetëm 15 vjeçe ne kombetare. Ka qene diçka e veçante per ju apo jo?

– Ka qene nje nga eksperiencat me te bukura dhe më te veçanta per mua. Siç e thashe edhe me siper volejbolli eshte pasioni im dhe kjo gjë ka qene nje arritje shume e madhe per mua.

– Cilat jane objektivat qe ke deshire te arrish ne karrieren tende?

– Objektivat e mia jane qe te mundem te luaj me nje ekip sa me te mire, qofte ne Shqiperi ose edhe jashte dhe te mund te kem arritje te larta.

– Ka ndonje dedikim per dike qe ju ka ndihmuar me shume ne kete karriere te deritanishme?

– Dedikimi dhe falenderimi me i madh shkon per familjen time e cila me ka qendruar gjithmone prane dhe me ka mbeshtetur ne çdo hap. Ato kane qene ndihmesa me e madhe per mua.
© shkodrasport.com