Mbremjen e djeshme me ate se çfare deklaroi presidenti Alban Xhaferi ne emisionin “Skaner”, duket se “cikli” i drejtorit sportiv Matko Djarmati te Vllaznia po shkon drejt fundit. Kjo pritet te zyrtarizohet ne ditet ne vijim, por sakaq kane nisur te lakohen edhe emrat e atyre qe mund ta zevendesojne.

Dhe emri qe eshte permendur me shume ndoshta ditet e fundit ne Shkoder eshte ai i Elvis Plorit. Trajneri u largua nga drejtimi i skuadres per t’i lene vendin Mirel Joses ne tre ndeshjet e fundit te sezonit, por nga ana e klubit u deklarua se Plori do te vazhdonte te ishte pjese e anes teknike ne klub.

Meqenese nuk kishte perkufizim te sakte te ketij pozicioni, aludimet ishin per te zene vendin e Djarmatit si drejtor sportiv i klubit. Pikerisht ne lidhje me keto zera, eshte pergjigjur edhe presidenti Xhaferi qe ne fakt e ka marre me te qeshur duke iu drejtuar moderatorit te emisionit:

“Çarçan jam zgjuar akoma”! Thene ndryshe, e gjithe kjo nuk mund te ishte endrra e nje nate vere. Po kush do ta zevendesoje Djarmatin? Nje enigem e madhe e cila do te marre verdiktin e duhur shume shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/