Java e 24-të e “Abissnet Superiore” do të mbyllet sot me tri sfida mjaft interesante. Në ekranin e RTSH do të vijë për shikuesit sfida që do të luhet në “Niko Dovana”, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë, ora 16:00.

Kjo sfide eshte zgjedhur nga RTSH SHKODRA qe ti ofrohet tifozeve te zjarrte shkodrane, duke e kthyer kete ekran, ne ekranin e Shkodres.

Durrsakët, mjaft të karikuar nga rezultatet e fundit, sidomos nga fitorja në javën e kaluar përballë Tiranës, do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive. Nga ana tjetër, një Vllazni e “plagosur” nga humbja e fundit, 0-1 përballë Kastriotit, që kërkon ringritjen.

Pritet te jete nje ballafaqim shume interesant ne mes ketyre dy skuadrave dhe si rrjedhoje fo kete edhe rivalitet ne fushen e lojes dhe padyshim qe rezultati i saj do te vendose shume gjera per te ardhmen e tyre ne kampionat.