Tema e rinovimit të Rafael Leaos mbetet çështja kryesore në shtëpinë e Milanit.
Drejtuesit kuqezinj kërkojnë me çdo kusht të lidhen përtej vitit 2024 me lojtarin portugez, mirëpo sulmuesi për momentin është i “joshur” edhe nga klubet e tjera europiane.
Së fundmi, italianët janë vendosur në alarm pasi agjenti i 23-vjeçarit, Jorge Mendes ka mbajtur një takim me drejtuesit e Real Madrid.
Spanjollët janë të interesuar prej kohësh në lidhje me Leaon, edhe pse në skuadër kanë një lojtar të ngjashëm me portugezin siç është Vinicius Junior.