Teuta barazoi 1-1 me Kukësin në “Loro Boriçi”. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur dhe autori i golit për durrrsakët, Rubin Hebaj.

“Golin e realizuar e kishim praktikuar që Kukësi do dilte përpara dhe të kërkonte golin. E dinim që do na jepej mundësia për të shënuar.

Bëmë një kryqëzim me Vilën dhe përderisa jemi në zonë, mbrojtësit e krahut kanë tentativa për të çuar topa në zonë. Jam i kënaqur, shpresoj të vazhdoj kështu. Tani po gjej veten dhe po marr më shumë minuta në këmbë. Shpresoj të përmirësohem.

Goli pak sekonda para zevendesimit? Shpresoj qe ky te jete fat dhe te me ndodhe edhe heret e tjera. E rendesishme per mua eshte te vazhdoj te shenoj e te ndihmoj ekipin”.