Rubin Hebaj i ka dhënë një tjetër fitore Teutës. Në ndeshjen ndaj Kukësit, për javën e 31-të të Abissnet Superiore, protagonist kryesor ka qenë sërish sulmuesi shkodran, që këtë herë ka shënuar një tripletë.

Kështu, ai ka kontribuar në fitoren 4-1 të ekipit të Teutës ndaj Kukësit, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Tre golat e Hebajt u shënuan përkatësisht në minutat 12’, 53’ dhe 84’ me penallti, duke u kthyer kështu në një sulmues të pandalshëm.

Përfundimisht, 4-1 për Teutën e trajnerit Renato Arapi dhe kjo falë golave të Hebajt, i cili ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, edhe dje ishte protagonisti kryesori i këtij suksesi.
Maringlen ZHIVANI