Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ishte pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Shkodrani analizoi skenat e dhunës të shfaqura së fundmi në Superiore dhe përballjen midis Kukësit e Partizanit, ku nuk i kurseu kritikat për lojtarë si Cuculi dhe Shkurtaj.
“Futbollit shqiptar ju i bëni shumë reklamë për atë që jep. Këtu ne flasim për dhunë. Dhuna ekziston në shoqëri. Çka ndodh në shoqërinë, ndodh në stadiume. Është pjesë e edukatës. Në këtë vend funksionon ligji i të fortit.
Një mik më tha: ‘Në Shqipëri nuk është a lejohet apo nuk lejohet, por a mundesh apo nuk mundesh’. Çdo gjë bëhet nëse mundesh. Këtë gjykojeni vetë pastaj. Këtu gjërat bëhen me vetëdije. I bëni shumë reklamë futbollit shqiptar, si të jetë Premier Liga angleze”.
Por nga ana tjeter, shkodrani ka zbuluar edhe nje te “fshehte” tjeter kur ka thene: “Kur kam qene i vogel, kam qenë tifoz i çmendur i Partizanit. Isha tifoz i Ferit Rragamit. E ndiqja në Shkodër atëherë. Kam qenë i vetmi në tribunë, që kur ai i shënoi gol Vllaznisë, kam festuar”.