Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni ka sqaruar për “ANSA”-n se qëllimi i skuadrës së tij është të vazhdojë të luajë futboll, sigurisht në rast se krijohen kushtet e duhura.

Skaroni shprehet se Milani është në favor të rifillimit të sezonit, ama ai thekson që më parë duhet të merren të gjitha masat e duhura për të garantuar siguri shëndetësore për lojtarët e të gjithë aktorët e tjerë.

“Rifillimi i sezonit vendoset në varësi të zhvillimeve të pandemisë. Milani është një klub futbolli që ka si objektiv kryesor të luajë futboll. Në rast se janë kushtet e duhura të sigurisë, atëherë ne jemi në favor të rifillimit të sezonit,” deklaroi Skaroni.