Ne sezonin 2018-2019 ka luajtur me Vllaznine dhe ka lene mbresa me paraqitjet e tij ashtu siç ka lene shume kujtime te bukura tek ai kjo skuader dhe Shkodra si qytet. E kemi fjalen per mbrojtesin Dan Ignat i cili sot e vazhdon karrieren e tij ne Republiken Domenikane.

Duke qene nga te paktit rumune qe kane luajtur ne Shqiperi dhe per me teper me Vllaznine, mediat e ketij vendi e kane intervistuar duke kerkuar te mesojne me shume ne lidhje me kundershtarin e rradhes te Universitatea te Krajoves.

“Kam luajtur për Vllazninë për një sezon, menjëherë pasi skuadra ra në kategorinë e parë, por u promovova menjëherë. Ndërkohë skuadra u bë sërish forcë në Shqipëri dhe luftoi për titullin. Është një klub tradicional, i katërti në Shqipëri për nga numri i trofeve, pas FK Tirana, Dinamo Tirana dhe Partizani Tirana.

Mbaj kontakte edhe me disa ish-shokët e skuadrës dhe madje kam folur për këtë ndeshje, sidomos me mbrojtësin Gurishta, i cili është edhe kapiten i skuadrës. Nga koha kur luajta për ta, në skuadër janë edhe 5 lojtarë të tjerë, mesfushori Krymit dhe sulmuesi Kruja, të dy me mjaft eksperiencë.

Edhe shtypi shqiptar më pyeti për Krajovën. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për Universitatean, aq më tepër që tifozët e Vllaznisë krijojnë një atmosferë entuziaste në ndeshje. Vllaznia po ecën mirë në fazat fikse, është shumë mirë e organizuar në mbrojtje, aq më tepër që deri vonë drejtohej nga gjermani Thomas Brdaric. Me siguri stadiumi në Shkodër do të jetë plot.

Stadiumi është nga më modernët në Shqipëri, pas atij të Tiranës. Stadiumi u ndërtuar 6 vite më parë”, tha Dan Ignat, për ProSport./SHKODRA-SPORT.COM/