Ditën e sotme, Vllaznia ka zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë, gjë që ndodh për herë të parë në startin e përgatitjeve për Conference League, teksa një gjë e tillë pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Seanca e parë u zhvillua në orët e paradites dhe ajo është përqëndruar në stadiumin “Loro Boriçi”. Nën drejtimin e trajnerëve, Josa-Sinani-Miloti-Lekiqi apo edhe Tzokov, është punuar me një program të larmishëm sa i përket përgatitjes fizike.

Më pas, seanca e dytë stërvitore e ditës së sotme, është zhvilluar në kompleksin Hasaj në Golem, me një program më të zgjeruar, ku natyrisht përparësinë më të madhe në program, e ka pasur puna me topin dhe vëmendja ndaj elementëve tekniko-taktik.

Ndërkohë, me dy seanca stërvitore në ditë, pritet të vijohet edhe në vazhdim, teksa pak nga pak do të vazhdojë edhe ngarkesa për futbollistët e Vllaznisë, për përgatitjet e Conference League.
Maringlen ZHIVANI