100 mijë euro është çmimi i vënë nga klubi i Skënderbeut për Uerdi Marën. Burime të besueshme për Newsport.al bëjnë me dije se korçarët kanë bllokuar fantazistin 23-vjeçar.

I përfolur për një marrëveshje me Partizanin, mëngjërashi s’mund të lëvizë nga bardhekuqtë pa u arkëtuar shuma e mësiperme. Interes për të shfaqi edhe Vllaznia, por 100 mijë euro për blerjen e kartonit padyshim janë shumë për çdo klub shqiptar.

Drejtuesit shkodrane ne fakt kane tentuar edhe sezonin e kaluar dhe pengesa ka qene e njejtaL Shuma qe duhej paguar ne arken e klubit korçar. Sivjet u mendua se me renien e Skenderbeut nga Superliga gjerat do kishin ndryshuar, por duket se jo.

Pritet me interes të shihet nëse do të ketë ndonjë lëshim nga presidenti Ardjan Takaj apo do t’i shkojë deri në fund vendimit të tij për të arkëtuar 100 mijë euro nga Uerdi Mara. 23-vjeçari korçar u aktivizua në 34 ndeshje në sezonin e shkuar, 33 prej të cilave i nisi nga minuta e parë.

E vetmja mundesi per ta pare kete lojtar me nje skuader tjeter duket se ka mbetur vetem transferimi jashte vendit dhe kjo ne fakt eshte deshira e tij sepse per ne Shqiperi ai ka mbetur “peng” i kontrates qe ka me Skenderbeun.