...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTERustemaj: Janë krijuar kushtet që Veleçiku të rikthehet në kategorinë e parë

Rustemaj: Janë krijuar kushtet që Veleçiku të rikthehet në kategorinë e parë

Elvis Rrustemaj, një nga futbollistët kryesorë të Veleçikut ka folur së fundmi për ecurinë e koplikasve. Ai foli për suksesin e fundit kundër Bulqizës, e po ashtu objektivat që kanë ata këtë sezon. Duke pretenduar kështu ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Rrustemaj tha: “Morëm një fitore të rëndësishme kundër Bulqizës në javën e fundit. Fituam në fushën tonë, një ndeshje që ndoshta e morëm më të lehtë seç duhet dhe u komplikua rrugës. Fituam në fund nga një dopietë e Arsen Hajdarit që po kalon një uper formë.

Ndeshja e rradhës do jetë kundër Adës e patjetër ne do duam fitoren dhe për atë hymë në fushë.

Objektivat? Duam të konkurrojmë deri në fund për vendet e para pasi ka ekipe si: Vora, Sopoti, Naftëtari apo edhe Valbona kanë ambicie. Gara do jetë shumë e fortë, por ne duam ngjitjen e për këtë kanë punuar edhe drejtuesit. Duke falenderuar kështu kryetarin e bashkisë, Marinaj që ka garantuar financat për ekipin.

E po ashtu stafi teknik me trajnerin Smajli, që ka një mentalitet fitues e shumë dispilinues. Besoj se janë krijuar kushtet që edhe ne të jemi një nga ekipet për të pretenduar Kategorinë e Parë”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.