Armando Broja nënshkroi para disa javësh kontratën e re profesionale me Chelsean që do ta mbajë atë deri në vitin 2028 me fanellën blu. Te sulmuesi shqiptar besohet shumë dhe si një prodhim i akademisë së Chelsea, tifozët janë të tërhequr pas tij. Sezonin e fundit e mbylli me Southampton ku realizoi 9 gola në sezonin e tij të parë në Premier League.

Me kontratën e re është zbuluar edhe rroga që Armando Broja do të përfitojë. Kushtet e Premier League janë të pakufijshme madje edhe për një adoleshent dhe Armando Broja përfiton plot 1.5 milionë euro duke e bërë atë ndër më të paguarit nga legjionarët shqiptarë.

Elseid Hysaj është i pari me 1.8 milionë euro nga Lazio ndërsa po 1.5 milionë merr edhe Nedim Bajrami te Empoli. Megjithate me shume siguri shume shpejt, do te kete shifra te tjera per lojtaret e kombetares shqiptare.

Dhe mund te jete Broja ai qe ne rast se vijon te rrise performancen e tij, mund t’i detyroje drejtuesit e Çelsit pet t’ia ndryshuar parametrat financiare te kontrates aktuale.