Saimir Patushi është një nga ish-lojtarët që kanë kontribuar për vite me radhë për skuadrën e Tiranës. Ish-mesfushori bardheblu vijon të kritikojë ashpër politikat e drejtuesve të kampionëve në çdo mundësi që i jepet, qoftë në rrjetet sociale apo dhe në media të ndryshme.

Së fundmi ai ka komentuar në Facebook duke folur për largimin e Nevil Dedes nga drejtimi i skuadrës. Ndoshta me synime të qarta në klubin bardheblu, Patushi shkruan:

”Respekt për të gjithë ata që thonë të vërtetën dhe e duan atë klub. Por, sa të jenë palaçot dhe delenxhinjtë që i bëjnë presidentit fresk dhe e mashtrojnë ashiqare si rasti i 6 afrikanëve që s’bëjnë 1 të gjithë bashkë. Ai klub nuk bën hajër”.

Patushi është një nga ishët bardheblu që gjithmonë ka dashur të jetë pjesë e klubit të Tiranës. Por, për një arsye ose një tjetër, drejtori i Akademisë Devi Muka ka preferuar ta ndërtojë ndryshe shtëpinë e filizave të kampionëve./newsport/