Vllaznia-Tirana për U-19 do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë pas ndeshjeve të zhvilluara dje në kompleksin e Pezës.

Partizani-Tirana, derbi i shumëpritur i të rinjve për gjysmëfinalen, ka dhuruar emocione të mëdha. Bardheblutë ia kanë dalë të kualifikohen pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë.

Në ndeshjen tjetër për U-19, Vllaznia shkatërroi Shënkollin me shifrat 4-0. Ardit Nikaj dhe Arsen Elbasani shënuan secili nga dy gola. Që në 18 minutat e para shkodranët vendosën diktatin.

Kjo ndeshje ka pasur edhe mjaft ndëshkime me kartona për ndërhyrje të gabuara. Tre lojtarë morën nga dy herë të verdhë dhe dolën me të kuq.