Egjipti është eliminuar nga Kupa e Kombeve në Afrikë, duke u mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Afrika e Jugut. Skuadra përfaqësuese e Muhamed Salah, i jep në këtë mënyrë fund aventurës, duke mos arritur të kalojë në çerekfinale, aty ku do ta priste Nigeria.

Vendimtar në këtë takim, ka qenë goli i shënuar në minutën e 85 nga Lorsh i cili pas një kundërsulmi të shpejtë, ka marrë një asist nga Motiba dhe e ka parë veten të vetëm përballë portierit. Lorsh nuk e ka pasur të vështirë të shënojë, ndërkohë që në minutat e mbetura, trajneri ka kryer zëvendësime duke fituar minuta.

Sakaq, më herët është eliminuar edhe Kameruni, trajneri i së cilit është legjenda holandeze, Klarens Sedorf. Kameruni u mund me rezultatin 3-2 nga Nigeria, duke mos arritur të mbrojë rezultatin pasi e kishte përmbysur fillimisht. Në minutën e 19, Igalo ka shënuar golin e parë për Nigerinë, por Bahoken në minutën e 41 dhe N’Jie në minutën e 44 kanë përmbysur.

Në pjesën e dytë, ka qenë sërish Igalo ai që ka shënuar edhe golin e barazimit për Nigerinë, ndërkohë që 3 minuta më vonë është shfaqur Iuobi i vetëm përballë portierit. Ylli i Arsenalit ka qenë ai që ka vulosur fitoren ndërkohë që sërish protagonist ishte Igalo me asistin e dhënë. /VipSport/

Ndeshjet
Nigeri-Kamerun 3-2