
Hamdi Salihi nuk ka ndërmend të ndalet në kategorinë e parë në Austri të njohur si “Erste Liga”. Ish-sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar sot golin e fitores për ekipin e tij Wiener Neustadt në transfertën ndaj Hartberg.Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 70-të, duke finalizuar në mënyrë spektakolar një aksion nga krahu i djathtë.
Salihi është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin e dytë më të rëndësishëm në Austri, teksa ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje.


