Werder Bremen ka njoftuar se nuk e ka lejuar Milot Rashicën të shkojë te Kombëtarja e Kosovës.

Rashica u ftua nga trajneri Bernard Challandes për 2 ndeshjet e shtatorit të Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve.


Por për shkak të rrezikshmërisë që ka vendi i Kosovës nga koronavirusi, disa klube po hezitojnë t’i lejojnë lojtarët t’i bashkohen kombëtares dardane.

Një lajm i keq ky për trajnerin Challandes dhe për Kosovën, pasi Rashica mbetet një lojtar kyç i ekipit.