Mbrçmja e djeshme ka qenë e veçantë për mesfushorin shkodran të Besëlidhjes, Samet Hepaj. Kështu mund të thuhet, pasi pikërisht dje ai i ka dhënë fund beqarisë, teksa ka zhvilluar dasmën e tij.
Tashmë, në ditët e para të hapjes së merkatos, padyshim që Hepaj ka firmosur kontratën më të rëndësishme të jetës së tij, atë me njeriun e zemrës.
Të pranishëm në këtë rast festiv ishin edhe të gjithë shokët e tij të ekipit, por edhe futbollistë dhe ish-futbollistë të tjerë shkodranë, të cilët nuk kanë munguar t’i urojnë atij jetë të lumtur bashkëshortore.
Kështu, për 28-vjeçarin shkodran fillimi i vitit 2023 do të mbetet gjatë në kujtesën e tij. Me këtë rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron Samet Hepajt jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore!
Maringlen ZHIVANI