Lajme te mira per futbollistin me origjine nga Shkodra, Andreas Ndoj. Siç dihet, ai pak kohe me pare vendosi te refuzonte ftesen e kombetares shqiptare sepse ne fund vendosi te zgjedh ate te Greqise.

Tashmë është histori e ditur se mbrojtësi i ri do të mbrojë ngjyrat e helenëve. Shumekush ne Shqiperi ne fakt menduan se 19 vjeçari nuk do te merrte asnjehere ftesen e kombetares se pare te Greqise, por ne te vertete nuk eshte keshtu.

Por kombetarja helene nuk ka pritur të humbas më shumë kohë dhe e ka shfrytëzuar momentin. Sipas raportimeve të mediave greke, një ftesë ka mbërritur menjëherë te lojtari i Olimpiakosit.

Ai do të jetë pjesë e Kombëtares kundër Gjibraltarit, në ndeshjen që do të zhvillohet në 24 mars për kualifikueset e Europianit. Federata Greke ka nisur menjëherë veprimet për të zgjidhur të gjitha problemet dhe dokumentet e nevojshme pasi Ndoji ishte pjesë e moshave të Shqipërisë./SHKODRA-SPORT.COM/