Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESarri tremb Juven, klubi bardhezi njofton për gjendjen e rënduar të teknikut

Sarri tremb Juven, klubi bardhezi njofton për gjendjen e rënduar të teknikut

Klubi i Juventusit, nëpërmjet një deklarate zyrtare ditën e sotme, ka bërë me dije gjendjen e rëndë shëndetësore që po kalon trajneri Mauricio Sarri.

Tekniku mungoi në miqësoren e së shtunës ndaj Triestinës, si pasojë e një ftohjeje, por siç njofton klubi bardhezi, tashmë situata është rënduar, duke shkuar në pneumoni, dhe ndoshta mund të mungojë për javën e parë të Serisë A.

Tashmë, një terapi specifike do të nisë për trajnerin, që të kalojë sa më shpejt këtë situatë. Vetë Sarri e ka lejuar klubin që të njoftojë tifozët për gjendjen e tij, ndërkohë që ekipi do të përgatitet pa të në seancat stërvitore të kësaj jave.//panorama-sport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments