Një penallti e humbur nga Pol Pogba në pesën e dytë të ndeshjes i kushtoi tre pikët Mançester Junajtid në sfidën e të hënës në kampionatin anglez të futbollit, ku “djajtë e kuq” përballeshin me Ullvërhempton në transfertë.

Pas fitores së thellë ndaj Çelsit të gjithë pritnin të shihnin Mançester Junajtid të dominonte përsëri. Por në fakt ekipi e kishte shumë të vështirë përballë Ullvërhempton, edhe pse nuk vonoi shumë të gjente rrjetën me Marsial pas një kombinimi me Rashford.

Vendasit besuan se mund të kthenin gjithçka dhe ia dolën të barazonin shifrat me Ruben Neves i cili shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës kur regjistrohej minuta e 56 e sfidës. Pogba kishte mundësinë të kthente përsëri skuadrën e tij në avantazh 10 minuta më vonë. Por penalltia e tij u prit nga Rui Patricio, i cili më pas u mohoi golin edhe tentativave të tjera të “djajve të kuq” për të vulosur barazimin 1-1. /vipsport/