Lazio luan një ndeshje me shumë rëndësi për vazhdimin e aventurës së saj në Europë. Ekipi i drejtuar nga ana e Sarrit do të përballet sot ndaj Cluj, me ndeshjen që luhet në orën 18:45.

Takimi i parë u përfundua me fitoren e italianëve në shifrat 1-0, ndërsa sot luhet në transfertën rumune.

Sarrit nuk i ikën kurrë besimi nga Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran luan nga minuta e parë dhe kjo shihet në formacionin zyrtar që është publikuar para ndeshjes.

Lojtari shqiptar ndodhet në anën e majtë të mbrojtjes duke u alternuar sërish.