HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTESenad Lekaj rikthehet nga dëmtimi dymujor, një forcë më shumë për Murlanin...

Senad Lekaj rikthehet nga dëmtimi dymujor, një forcë më shumë për Murlanin dhe Vllaznia futsall

Mesfushori shkodran Senad Lekaj eshte rikthyer nga nje demtim i rende qe pesoi pak muaj me pare. Tashme prej disa ditesh, ai eshte bashkuar me Murlanin, teksa ne dy ndeshjet e fundit ka qene nje force me shume per kete ekip ne repartin e mesfushes, por jo vetem.

Ne fakt, ky ka qene nje lajm teper pozitiv per trajnerin e Murlanit, Vahedin Pepaj, qe ka pasur te gatshem Lekajn ne ndeshjet e fundit.

Megjithate, pervec Murlanit, Senad Lekaj eshte nje nga lojtaret kryesor edhe ne formacionin e Vllaznise ne futsall dhe padyshim edhe aty, ai pritet te jape nje kontribut shume te rendesishem ne takimet e ardhshme, sidomos ne ndeshjet e play-off qe jane perpara.

Keto jane duele qe vendosin edhe fatin e kampiones se Shqiperise ne futsall dhe Vllaznia do te synoje qe ta fitoje kete titull. Megjithate, disa ndeshje te veshtira e presin kete skuader dhe Senad Lekaj pritet te jete nje nga lojtaret kryesor ne formacionin e ekipit kuqeblu te futsalles drejt synimeve qe kane ato.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments