Mesfushori shkodran Senad Lekaj eshte rikthyer nga nje demtim i rende qe pesoi pak muaj me pare. Tashme prej disa ditesh, ai eshte bashkuar me Murlanin, teksa ne dy ndeshjet e fundit ka qene nje force me shume per kete ekip ne repartin e mesfushes, por jo vetem.

Ne fakt, ky ka qene nje lajm teper pozitiv per trajnerin e Murlanit, Vahedin Pepaj, qe ka pasur te gatshem Lekajn ne ndeshjet e fundit.

Megjithate, pervec Murlanit, Senad Lekaj eshte nje nga lojtaret kryesor edhe ne formacionin e Vllaznise ne futsall dhe padyshim edhe aty, ai pritet te jape nje kontribut shume te rendesishem ne takimet e ardhshme, sidomos ne ndeshjet e play-off qe jane perpara.

Keto jane duele qe vendosin edhe fatin e kampiones se Shqiperise ne futsall dhe Vllaznia do te synoje qe ta fitoje kete titull. Megjithate, disa ndeshje te veshtira e presin kete skuader dhe Senad Lekaj pritet te jete nje nga lojtaret kryesor ne formacionin e ekipit kuqeblu te futsalles drejt synimeve qe kane ato.
Maringlen ZHIVANI