Luftëtari është skuadra e Superiores që ka pasur më shumë largime. Te gjirokastritët, që nga periudha kur është mbyllur kampionati e deri më sot, nuk bëhet fjalë për afrime apo merkato. Në Gjirokastër të gjithë e kanë mendjen që të ikin sa më parë.

Nga 3-4 muaj që nuk paguhen, dhe duke pasur oferta, titullarët dhe kualitete si: Fili, Ramadani, Rapo apo Ymeraj e kanë më mirë që të vijojnë karrierën dikur tjetër. U tha për stërvitje për të hënën e shkuar, por dështoi. Klubi i lajmëroi për një datë të dytë dhe pikërisht nesër. Por duhet që të presim…

Titullarët nuk kanë pritur. Fili është larguar nga bluzinjtë dhe Ramadani ka gjasa që të rikthehet në Shkodër. Ai duhet thene se ka luajtur vetem per pak kohe me Vllaznine dhe me shume siguri do ta mirepriste nje ftese per t’u veshur serish kuqeblu.