Lionel Mesi u largua nga PSG-ja pas dy sezonesh duke u transferuar në MLS, tek Inter Majemi. Pas ndeshjes së lamtumirës së Huan Roman Rikelme, nga stadium “Bombonera”, “Pleshti” dha një intervistë.

“Për mua ishte kënaqësi të isha dëshmitar në ndeshjen e lamtumirës së Rikelme, argjentinasit e kanë “pikë të dobët”.

Ai është histori për Boka Xhuniors dhe unë u kënaqa shumë që u riktheva të luaj në një stadium si “Bombonera”.

Tani pres të marr disa ditë pushime, të rikuperoj energjitë dhe të përgatitem për sezonin e ri.

Do të nis një aventurë të re, në një skuadër të re dhe një qytet të ri. Jam shumë i emocionuar për këtë”, tha ylli argjentinas.