Kategoria Superiore do të zhvillojë dy sfida në ditën e sotme, ku një ndër to luhet në Rrogozhinë, në stadiumin “Arena Egnatia”, ku kampionët e Shqipërisë të Tiranës udhëtojnë në transfertë ndaj Egnatias.

“Panorama Sport” zbulon arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje.

Arbitër kryesor do të jetë, Laver Alla, i cili do të mbështetet nga Marjus Qose dhe Edlir Malo.

Arbitër i katërt do të jetë Olti Cela.

Në VAR do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa në AVAR do të jetë Ridiger Çokaj.

ARBITRAT E NDESHJES NË EGNATIA – TIRANA:

Arbitër kryesor – Laver Alla (Lushnje)

Asistent i parë – Marjus Qose (Lushnje)

Asistent i dytë – Edlir Malo (Lushnje)

Arbitër i katërt – Olti Cela (Lushnje)

VAR – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

AVAR – Ridiger Çokaj (Lezhë)

/PANORAMA-SPORT/