Kategoria Superiore do mbyll sot javën e tetë me duelin Egnatia – Vllaznia. Në 13:45 në stadiumin e ri të Rrogozhinës, dy skuadrat do masin forcat për objektivat sezonalë, ndërsa pas këtij dueli do kenë disa ditë pushim për shkak të ndeshjeve të ekipeve Kombëtare.
Për vendasit e Maganit, paraqitja e mirë përpara tifozëve është detyrim, ndërsa vijnë të plotë në këtë duel. Nga ana tjetër, Brdaric nuk do ketë Djurdjevic, teksa rikuperohen Diagne, Latifi dhe Jonuzi.
Formacionet e mundshme:
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Iseni, Jackson, Pedro (Shtubina), Imeri
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Heric, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica