Ngjitja në Superiore është me të vërtetë historike për Bylisin që ka sfiduar edhe emra që kanë bërë histori në futbollin shqiptar. Me Besën, Apoloninë, Elbasanin, Lushnjën, Tomorin, Pogradecin e ndonjë tjetër, ballshiotët ja dolën që të ishin triumfatorë duke u ngjitur mes më të mirëve të futbollit shqiptar…

Në Ballsh, tashmë janë duke menduar edhe për festën e këtij fundsezoni. Do të jetë një surprizë e bukur nga Bashkia e Mallakastrës dhe presidenca e Bylisit që kanë menduar që të ketë një atmosferë të zjarrtë, para dhe në fund të sfidës sidomos, në sheshin kryesor në qendër të qytetit të Ballshit.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë ashtu si edhe katër vite më parë. Më pas, me mendjen te finalja me Vllazninë, një ndeshje prestigji, që gjithsesi në Ballsh e kanë si objektiv.

Perderisa kane bere nje sezon te shkelqyer, ata duan ta çojne deri ne fund kete gje dhe prandaj mendjen e kane tek sfida me shkodranet te cilet duan t’i mundin me çdo kusht javen e ardhshme ne finalen qe pritet te luhet ne “Elbasan Arena”.