I ftuar në studion e Star Sport mbrëmë ishte edhe ish-administratori i Vllaznisë, Kujtim Shaba. Ai komentoi për ndeshjen e fundit të kuqebluve duke theksuar se loja ka qenë e një niveli të duhur, por ekipi po vuan në fazën finalizuese.

Shaba tha:”Vllaznia vuan kur luan ndeshjet në shtëpi. Kjo për faktin se ekipet i mbyllen gjithmonë në Shkodër, e janë të vështirë për tu çarë.

Ndryshe shprehet skuadra në ndeshjet kur luan në transfertë. Skuadra po vuan finalizmin, pavarësisht se krijon shumë raste nuk janë të qartë para portës. Uroj që në ndeshjet e rradhës të bëjnë kthesën.

Mendoj se me Kastriotin do jetë një përballje shumë e vështirë. Por besoj se skuadra do tregojë veten dhe do marrë një rezultat shumë pozitiv”.
Endri ÇINARI