Erdenis Gurishta nuk luan për Vllazninë që nga 19 shkurti, kur u dëmtua në duelin ndaj Partizanit, i mbyllur me shifrat 1-1 në “Air Albania”.

Mbrojtësi prej asaj dite vijon periudhën e rikuperimit, teksa po bën maksimumin për të luajtur gjysmëfinalen e parë të Kupës, pikërisht ndaj Partizanit, nga ku edhe e la. Vetë lojtari ka një këmbëngulje për të luajtur në këtë ndeshje dhe po lufton fort me veten për të qenë i gatshëm.

Përkundër dëshirës së tij të madhe, nga ajo që mësohet, shanset që të jetë në fushë në “Elbasan Arena” më datë 31 janë të pakta.

Vete lojtari por edhe stafi teknik nuk duan te rrezikojne me aktivizimin e tij nese nuk eshte ende gati dhe kjo mund t’i krijoje probleme per vazhdimesine.