Duket se tekniku holandez, Luis Van Gal, nuk e ka përjetuar mirë periudhën që ka kaluar te skuadra angleze e Mançester Junajtid dhe së fundmi ka dhënë disa këshilla për bashkëkombësin e tij, Erik Ten Hag, i cili është shumë pranë stolit të “Djajve”.
Ten Hag kryeson garën e trajnerëve që do të zënë vendin e Ralf Rangnik në fund të këtij sezoni dhe pritet që të sjellë një revolucion në lojën e Mançester Junajtid.
“Mendoj se Ten Hag është një trajner i madh. Një trajner i madh është mirë për Mançester Junajtid, por ata janë një klub komercial. Këto janë zgjedhje të vështira për një trajner.
Ai duhet të zgjedhë një klub të madh futbolli, jo një klub komercial”, ishin fjalët e Van Gal, i cili ka qenë trajner i “Djajve” nga viti 2014 deri në 2016.